75 Mall Live Search
09:45 / E Premte, 19 Korrik 2024 / G T

Këto skuadra shqiptare do ta vazhojnë aventurën në garat e UEFA-s

Mbrëmë nuk shkoi mirë për skuadrat shqiptare në garat e UEFA-s, duke u eliminuar katër ekipe, përfshirë këtu edhe Malishevën.

Skuadrat që u eliminuan mbrëmë nga garat e UEFA-s, ishin: Tirana, Shkëndija e Tetovës, Vllaznia e Shkodrës dhe Malisheva, shkruan Indeksonline

Edhe pse ishin në play-offin e UEFA Champions League dhe u mposhtën në raundin e parë, skuadrat që do e vazhdojnë garën në Conference League, janë: Egnatia, Ballkani, Decic Tuz dhe Struga.

Kurse në raundin e dytë do të luajnë edhe klubet e tjera shqiptare, përfshirë këtu: Llapin, Partizanin e Tiranës dhe Dritën nga Gjilani.

Këta janë kundërshtarët e klubeve shqiptare në rrethin e dytë të UEFA Conference League:

Iberia 1999 – Partizani i Tiranës

Vikingur Reykjavik – Egnatia Rrogozhinë

Breioablik – Drita

Ballkani – Hamrun Spartans

Brondby – Llapi

Dinamo Batumi – Decic Tuz

Struga – Pyunik Yerevan