07:20 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Këto tableta mund të nxisin jetën tuaj seksuale

Në sezonin e ftohtë, disa prej juve mund të duan t’i bëjnë gjërat sa më të nxëhta.

Për ta bërë këtë, një studim ka sugjeruar disa tableta të cilat mund ta nxisin jetën tuaj seksuale.

Femrat të cilat morën pjesë në këtë studim, thanë se ndjeheshin shumë më të ‘ngrohta’ pasi morën dy pilula në ditë për dy muaj.

Tabletat përmbajnë kopër, i cili është një aromatizues i zakonshëm, në Indi është përdorur në ilaçin bimor me shekuj.

Studiuesi Dr Santiago Palacios pohoi se kapsulat rritën “dëshirën, zgjimin dhe orgazmën”.

Pilulat gjithashtu përmbajnë bimë të tjera, si gingko biloba, e cila besohet se përmirëson oreksin seksual.