Këto televizione shqiptare e transmetojnë ndeshjen Astana – Ballkani

Ballkani sot luan ndeshjen e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës do të jetë mysafire e skuadrës nga Kazakistani, FC Astana, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Astana Arena”, në Astana, më fillim nga ora 16:30.
Kjo ndeshje do të transmetohet në televizionin Klan Kosova dhe platformën “Artmotion” në kanalin Sport1 dhe përmes platformës “Digitalb” në SuperSport 2.
Ballkani aktualisht renditet në vendin e tretë në Grupin C me 3 pikë, aq sa ka edhe Dinamo Zagreb dhe Astana, ndërsa Viktoria Plzen është lidere me 9 pikë./IndeksOnline/