75 Mall Live Search
19:57 / E Enjte, 14 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Këto televizione shqiptare e transmetojnë ndeshjen Dinamo Zagreb – Ballkani

Ballkani sontet luan ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës do të jetë mysafire e skuadrës nga Kroacia, Dinamo Zagreb, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në “Stadion Maksimir”, më fillim nga ora 21:00.

Kjo ndeshje do të transmetohet në televizionin Klan Kosova dhe platformën “Artmotion” në kanalin Sport1 dhe përmes platformës “Digitalb” në SuperSport 2.

Ballkani aktualisht renditet në vendin e fundit në Grupin C me 4 pikë, aq sa ka edhe Astana, ndërsa Dinamo Zagreb është në vendin e dytë me 6 pikë.

Kampioni i Kosovës ka ende shpresa për kualifikim, ku i nevojitet fitorja që të zë vendin e dytë në Grupin C, me kusht që në ndeshjen tjetër, Viktoria Plzen të fitojë ose barazojë më skuadrën e Astanas./IndeksOnline/