21:27 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Këto tri lule patjetër duhet t’i keni në dhomë

Mbajtja e luleve në dhomë sjellë të mira të shumta. Ato eliminojnë helmet, avujt kimikë, mikrobet, sporet e mykut dhe krahas saj sjellin lagështinë e ajrit në nivelin e duhur.

Sipas studimeve, derisa ndodheni në gjumë truri pushon dhe ka nevojë për ajër cilësor, ndërkaq lulet janë më të mirat kur është fjala për lulet për dhomën e gjumit.

Dihet se bimët përmes fotosintezës janë në gjendje të përthithin dyoksidin e karbonit dhe të lëshojnë oksigjen por kjo nuk është gjithçka.

Shumica prej tyre, arrijnë të neutralizojnë substancat organike që janë të pranishme në vendbanimet tona falë enzimave të quajtura ndryshe metilotrofe. Ja disa prej tyre:

  1. Zambaku i gjelbër (Chlorophytum comosum)

Nëse është për t’u besuar hulumtimeve të cilat i ka bërë NASA, zambaku i gjelbër mund të pastrojë ajrin nga formaldehidët, bashkim i rrezikshëm kimik i cili mund të shkaktojë kancerin, madje për 90 për qind. Kjo lule e bukur gjithashtu thith edhe aromat edhe avujt, por edhe përmirëson cilësinë e gjumit, duke pasur parasysh që rregullon nivelin e oksigjenit në dhomë.

  1. Gjuha e vjehrrës (Sansevieria trifasciata)

Kjo bimë ka fortë të pabesueshme që të shndërrojë dyoksid karbonin në oksigjen gjatë natës! Si edhe zambaku i gjelbër, edhe gjuha e vjehrrës gjithashtu thith formaldehidët e dëmshëm, të cilët gjenden në ngjyrat e mureve, në mjetet për mirëmbajtje të mobilieve, në filtra të ndryshëm të aparateve…

  1. Fiku i shenjtë (Ficus religiosa)

Është në gjendje të absorbojë tërë dioksid karbonin nga shtëpia gjatë natës dhe merr pjesë në fotosintezë.