12:04 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Këto ushqime mund të vonojnë menopauzën tuaj

Hulumtimi i ri i udhëhequr nga shkencëtarët në Universitetin Leeds në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një dietë e pasur me bishtajore dhe peshk mund të vonojë menopauzën, ndërsa ushqimet e pasura me karbohidrate mund ta përshpejtojnë atë.

Bishtajoret, të tilla si fasulet, bizelet dhe thjerrëzat mund të vonojnë fillimin e menopauzës, thotë studimi i ri, transmeton Indeksonline.

Mosha në të cilën një person përjeton menopauzën mund të ndikojë shëndetin e tyre në mënyra të ndryshme.

Në fakt, përveç paaftësisë për të ngelë shtatzënë, menopauza e parakohshme apo e hershme mund të sjellin komplikime të shumta.

Përjetimi i menopauzës në një në moshë më të vonë, nga ana tjetër, mund të ketë disa përfitime shëndetësore. Për shembull, një studim i kohëve të fundit nxori të dhëna se një shfaqje e menopauzës në periudhë më të vonshme jetësore mund të kontribujë në mbajtjen në formë të aftësisë njohëse tek gratë e moshuara./Indeksonline/