09:21 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Këto vajra esenciale janë të mira për trajtim të gripit

Gripi përgjithësisht perceptohet si gjendje jo e rëndë shëndetësore mirëpo në fakt, është një sëmundje ngjitëse që sulmon hundën, fytin dhe mushkëritë dhe si pasojë e tij, mund të përfundoni edhe në spital. Për të moshuarit gripi mund të jetë kërcënues për jetën.

Për fat të keq, viruset e gripit vazhdimisht ndryshojnë, gjë që e bën të vështirë për kërkuesit të zhvillojnë medikamente efektive.

Si rezultat, mjetet natyrore, si vajrat esenciale, po bëhen gjithnjë e më popullore për trajtim të tij.

Shumë studime kanë filluar të konfirmojnë se disa vajra mund të ndihmojnë në parandalimin e gripit, transmeton Indeksonline.

Disa nga vajrat kryesore për parandalim apo për trajtim të gripit përfshijnë:

Vajin Bergamot- i cili është efektiv kundër viruseve të gripit që funksionon në formën e avullit dhe ka efekt vetëm 10 ekspozim ndaj tij.

Vaji eukalipt- ka efekt anti-viral duke u përdorur si një avull.

Vaji trumfi i kuq- është efektiv kundër viruseve të gripit dhe përdoret si lëng.

Vaji nga fletët e kanellës- gjithashtu përdoret si lëng.

Balsam limoni gjithashtu tregohet për të parandaluar riprodhimin e virusit të gripit të shpendëve (gripit të shpendëve)./Indeksonline/