75 Mall Live Search
20:37 / E Shtunë, 26 Dhjetor 2020 / OSH

Këto vise në Kosovë nesër do mbulohen nga bora, IHMK tregon temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë gjatë ditës së nesërme.

Reshjet e borës pritet të biejnë në viset malore.

“Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Reshje bore pritet të bie kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të mbetet jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.