Këtu ishin gjurmët e fundit para se dy persona të humbnin gjatë shkuarjes në Brezovicë

Një femër dhe një mashkull rezultojnë të humbur. Dyshja po qarkullonin drejt Brezovicës, ku edhe kanë humbur.
Dyshja ishin pjesë e një ekipi për ‘Hiking’, por në momentin që u ndanë humbën dhe vazhdojnë të rezultojnë kësisoj prej disa orësh.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se policia, FSK dhe pjesëtarë të zjarrëfikësve të Kosovës janë duke bërë të gjitha përpjekjet për t’i gjetur, por vështirësitë janë të mëdha për shkak të borës në këto anë.
Gjithashtu sipas burimeve të Indeksonline thuhet se dyshja po qarkullonin nga Devaja në Budrigë të Epërme, e vende të tjera për të arritur në Brezovicë
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se gjurmët e tyre humbën teksa po qarkullonin në Shtrazë, që është në afërsi të kufirit të Maqedonisë.
Të njëjtit mësohet se humbën pasi në këtë anë kishte shumë borë.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin./Indeksonline/
