75 Mall Live Search
20:48 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / AR

Këtu mund ta shikoni LIVE ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë

Ceremonia e Topit të Artë do të kthehet sonte në mbrëmje pas një viti mungesë si pasojë e pandemisë.

Lionel Messi do të kërkojë ta fitojë Topin e Artë për herë të shtatë rekorde, por ai përballet me konkurrencë nga Robert Lewandowski i cili e synon çmimin individual për herë të parë në karrierë.

Revista franceze Frace Football vendosi të mos e ndaj fare Topin e Artë vitin e kaluar por çmimi më prestigjioz individual për futbollistë rikthehet këtë vit sonte në një ceremoni në Paris.

Sot do të mësohet fituesi i edicionit të 65-të të trofeut më prestigjioz individual për çdo futbollist.

Që nga viti 1956 kur “France Football” organizoi për herë të parë këtë çmim, deri më tani numërohen 64 edicione.

Fituesi aktual Messi, Robert Lewandowski dhe Karim Benzema shihen si tre favoritët kryesorë.

KLIKO PER VIDEO