75 Mall Live Search
22:52 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Këtu mund ta shikoni live meçin e Haxhi Krasniqit

Pas pak çastesh do të filloj dueli i vitit për boksierin shqiptar Haxhi Krasniqi. Ai për kundërshtar do ta ketë gjermanin Stefan Haertel.

Viti i kaluar ishte mjaft mbresëlënës për Haxhi Krasniqi, pasi që boksieri kosovar u konfirmua kampion i Evropës në boksin profesionist.

Mirëpo, junikasi synon të arrijë më shumë se kaq në karrierën e tij. Ai gjithmonë ka bërë të ditur se dëshiron të shpallet kampion bote.

Për ta bërë ëndrrën e tij realiteti, Krasniqi është ka ushtruar shumë muajve të fundit dhe sonte do të luftojë me Stefan Haertel për titullin evropian në kategorinë e mesme që do të zhvillohet në Magdeburg, shkruan IndeksOnline.

Magdeburgu është vend i veçantë për Haxhiun pasi ai ka jetuar gjashtë vite aty.

Kjo ndeshje ishte shtyrë nga nëntori i vitit të kaluar pasi që Haertel nuk ishte në gjendje të boksonte për shkaqe shëndetësore.

Meçin mund ta ndiqni në Art Motion, ndërsa ata që nuk e kanë mundësinë të jenë para ekraneve, në linkun e mëposhtëm mund ta përcjellin sfidën e rëndësishme për Krasniqin. VIDEO