75 Mall Live Search
11:32 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Këtu mund të votoni se cilat nga këto vendet duhet të bëhet e para anëtar e BE-së: Kosova, Serbia, Maqedonia apo Shqiperia?

Magazina evropiane “Vokal Jurop” në llogarinë e vet në Tuiter vendosi anketë me temë “Cila do të bëhet e para anëtare e BE-së: Serbia, Maqedonia, Shqipëria apo Kosova?”.

Tani për tani kanë votuar mbi 1.900 persona, ndërsa kanë mbetur edhe rreth 21 orë për t’u deklaruar.

Sipas rezultateve të cilat shfaqen menjëherë pas votimit, në epërsi është Serbia, së cilës qytetarët e Evropës i japin madje 45 për qind gjasa për t’u bërë anëtare e ardhshme e BE-së.

Pas saj vjen Maqedonia, me rreth 23 për qind të votave, ndërkaq shumë më pak gjasa për anëtarësim në Union kanë Shqipëria dhe Kosova, të cilat morën nga 16 për qind mbështetje.

Kjo nuk është hera e parë që “Vokal Jurop” të organizojë anketë të ngjashme, Për shembull, në jehonën e krizës në Spanjë, për shkak të referendumit për pavarësi të Katalonjës, qytetarëve u është parashtruar pyetja: “A është demokracia spanjolle në rënie?”.