75 Mall Live Search
22:10 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / S Z

“Këtu përfundon komunikimi ynë”, Hamza jep detaje nga takimi i fundit me Kurtin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur për komunikimin e fundit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai në Klan Kosova tregoi se ka zhvilluar një bisedë të fundit me Kurtin, në të cilën e ka njoftuar për qëndrimin e tij pas përpjekjeve të deritanishme për bashkëpunim.

Sipas Hamzës, komunikimi mes tyre nuk ka sjellë rezultat konkret, pavarësisht diskutimeve dhe veprimeve që janë ndërmarrë deri më tani.

Ai tha se me këtë bisedë është mbyllur komunikimi mes tyre për këtë çështje, duke ia lënë Kurtit që të vazhdojë përpjekjet për zgjedhjen e presidentit, siç u shpreh, “me të tjerë”.

“Unë e kam informuar sot, në komunikimin tonë sot, të fundit, e kam informuar që kjo çka kemi biseduar deri tani, të gjitha veprimet që i kemi bërë, nuk kanë rezultuar me sukses, këtu përfundon komunikimi ynë, unë të dëshiroj sukses ta zgjedhësh presidentin me të tjerët”, tha Hamza.