15:54 / E Diele, 13 Shkurt 2022 / LB

Këtyre moshave u takojnë 6 viktimat e sotme të Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Një viktimë është i moshës 40-49 vjeçare nga Komuna e Ferizajt, një i moshës 50-59 vjeçare nga Rahoveci, një i moshës 60-69 vjeçare nga Lipjani, dy të moshës 70-79 vjeçare nga Lipjani dhe Gjakova dhe një mbi 80 vjeç.