Kevin De Bruyne, njeriu i asisteve

Në Premierligë po vazhdon sezoni, ndërsa kanë përfunduar 22 xhiro dhe kanë mbetur edhe 16 tjera.
Në listën e golashënuesve prin Jamie Vardy me 17 gola i pasuar nga Danny Ings, Marcus Rashford e Aumbameyang me nga 14.
Ndërsa, për sa i përket asistuesve më të mirë në Premierligë këtë sezon, Kevin De Bruyne e ka “vjedh show-in”.
14 asiste pas 21 ndeshjeve për belgun, i cili ndiqet nga Trent Alexander-Arnold me 8 sosh, shkruan Indeksonline.
Përveq kësaj,ai në llogarinë e tij ka edhe 7 gola, duke shpërthyer në këtë edicion.
De Bruyne ka 0.73 asiste çdo 90 minuta dhe 0.37 gola çdo 90 minuta./Indeksonline/