75 Mall Live Search
08:42 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / G T

Kevin de Bruyne rikthen nga pensionimi numrin 10-të te Napoli!

Mesfushori i Kombëtares së Belgjikës, Kevin de Bruyne, ka filluar stërvitjet me ekipin e tij të ri, Napoli.

Ajo që ka nisur një debat në rrjetet sociale është numri që i shihet mesfushorit në fanellë, pra ai 10-të, shkruan Indeksonline

Ky numër nuk është përdorur për një kohë të gjatë, për shkak të Diego Armando Maradonas.

Dhe duket se De Bruyne po e rikthen nga pensionimi numrin e famshëm, legjendar.

Ende nuk dihet se cilin numër do e bartë ish-lojtari i Manchester Cityt, por në fanellat stërvitore figuron pikërisht 10-shi./Indeksonline/