75 Mall Live Search
11:50 / E Diele, 07 Dhjetor 2025 / L A

Kevin Durant, 31 mijë pikë në NBA/ Ylli veteran i basketbollit arrin “gurin kilometrik” në karrierë

Janë shumë të paktë ata që kanë bërë më shumë.

Ndoshta Kevin Durant nuk do ta arrijë dot të bëhet si Lebron James apo si Kareem-Abdul Jabar, por gjithsesi ai po ngjitet në renditjen e shënuesve më të mirë të basketbollit amerikan.

Në moshën 38-vjeçari, ai kaloi shifrën e veçantë të 31 000 pikëve në karrierë në sezonin e rregullt.

Kjo, pasi shënoi 28 në fitoren e thellë që Hjuston Rokits arriti ndaj Feniks Sansëve në NBA, me shifrat 117-98.

Durant është i teti lojtar në historinë e ligës më të fortë të koshit në botë që kalon kufirin 31 000 pikë, ndërsa në radhë përpara tij është legjenda e madhe dhe e paharruar Wilt Chamberlain, me vetëm rreth 400 pikë më shumë.

Më tej vijnë gjigandi gjerman, Dirk Nowitzki, dhe ai që cilësohet ende si më I miri I të gjitha kohëve, Michael Jordan, që ka 32 292 pikë.

Natyrisht, nuk bëhet fjalë që Durant të pretendojë nivelin e Lebron Jamesit që ka mbi 42 000 pikë në sezonin e rregullt, as Jabar me mbi 38 000.

Kevin Durant është shpallur dy herë kampion i NBA-së me Golden Staten, ndërsa shpreson të fitojë edhe një titull tjetër e të vazhdojë sa më gjatë karrierën, ndonëse njihet si “njeriu i akullt” i basketbollit amerikan.