75 Mall Live Search
18:44 / E Premte, 20 Qershor 2025 / Gj. Sh

Kevin Durant blen aksione të PSG-së

Basketbollisti i njohur amerikan, Kevin Durant i ka hyrë biznesit në sportin e futbollit.

36-vjeçari ka blerë aksione pakic te skuadra franceze PSG, shkruan IndeksOnline.

PSG njoftoi në një njoftim për shtyp se ka nënshkruar një marrëveshje investimi dhe partneriteti strategjik me Kevin Durant,

Basketbollisti amerikan do të kontribuojë gjithashtu me ekspertizën e tij në strategjinë shumësportive të PSG-së, veçanërisht në lidhje me një projekt të mundshëm në të ardhmen për një seksion basketbolli.

Qatar Sports Investments dhe Boardroom Sports Holdings (kompania e Kevin Durant, e cila zotëron aksione në disa ekipe dhe liga të mëdha sportive) kanë nënshkruar një marrëveshje blerjeje aksionesh dhe partneriteti strategjik, duke formalizuar hyrjen direkte të Durant si aksionar minoritar i PSG-së.

“Është një nder të bashkëpunoj me QSI dhe të jem aksionar i Paris Saint-Germain – një klub dhe një qytet që janë shumë afër zemrës sime. Ky klub ka plane të mëdha dhe mezi pres të jem pjesë e fazës tjetër të rritjes dhe të eksploroj mundësi të reja investimi me QSI”, ka deklaruar Durant./IndeksOnline/