Kevin Durant shkruan historinë në NBA

Basketbollisti amerikan, Kevin Durant është futur në historinë e NBA.
Me pikët e shënuar në ndeshjen mes Phoenix Suns dhe Memphis, Durant kaloi shifrën prej 30 mijë pikëve të shënuar në karrierë, shkruan IndeksOnline.
36-vjeçari arriti të shënoj plot 34 pikë, dhe tani është në kuotën e 30,007 pikëve në karrierën e tij.
Durant është basketbollisti i tetë në listën e NBA, për pikë të shënuara.
Në vendin e parë me një rekord fantastik, ndodhet Lebron james, i cili aktualisht ka 41,623 pikë të shënuara.

Ndërsa më shumë pikë se Kevin Durant në NBA kanë basketbollistë: Wilt Chamberlain (31,419 pikë), Dirk Nowitzki (31,560 pikë), Michael Jordan (32,292 pikë), Kobe Bryant (33,643 pikë), Karl Malone (36,928 pikë) dhe Kareem Abdul-Jabbar (38,387 pikë)./IndeksOnline/
