75 Mall Live Search
14:56 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kevin Hart përsëri në këmbë, e kalon me sukses operacionin në shpinë

Aktori i njohur i komedisë Kevin Hart ka filluar të ecë përsëri, pasi iu nënshtrua operacionit në shpinë, pas përplasjes me makinë në autostradën Mulholland, shkruan Indeksonline.

Komediani 40 vjeçar ka ecur ngadalë dhe ka filluar terapinë fizike këtë fundjavë në spital, sipas TMZ.

Kevin u plagos në një aksident automobilistik të Dielen, 1 shtatorë, kur makina e tij Plymouth Barracuda e vitit 1970 u përplas në Calabasas, të Californias.

Ai ju nënshtrua një operacioni në shpinë pasi pësoi tri thyrje kurrizore.

Kevin ishte pasagjer derisa shoku i tij Jared Black ishte duke vozitur, e edhe ai pësoi lëndime serioze në shpinë.

Aktori u shpreh se po mbanë një qëndrim relativisht pozitiv pasi po përballet me një rrugë të gjatë për shërim. /Indeksonline/