75 Mall Live Search
14:35 / E Hënë, 29 Korrik 2024 / L K

Keylor Navas kalon te skuadra e Series A në Itali

Alessandro Nesta do të ketë në dispozicion për sezonin 2024-2025 ekspertin dhe portierin e nivelit më të lartë, disa herë kampion në Francës e Spanjës, Keylor Navas.

Portieri nga Kosta Rika karrierën do ta vazhdojë karrierën në Serie A te Monza. Keylor Navasi mbërrin në Itali si lojtar i lirë.

Nuk është zbuluar ende se sa do të fitojë Keylor Navasi për vitet e ardhshme, por lojtari i lindur në vitin 1986 me siguri nuk do të marrë pagën që kishte në Madrid dhe në Paris.

Ai ka pranuar të ulë në mënyrë drastike pagën e tij, e cila në kohën e PSG-së ishte rreth 13 milionë euro.