19:28 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

KF Arbëria firmos me një super-mbrojtës

Klubi simpatik Arbëria që këtë edicion promovoht në Superligë nuk po i ndalë transferimet e reja.

Arbëria sot ka njoftuar transferin më të ri e që është ish-mbrojtësi i Ferizajt, Ergon Hyseni, shkruan IndeksOnline


Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Arbërisë përmes një postimin në faqen e tyre në “Facebook”.

Më poshtë postimi i plotë i klubit të Arbërisë:

” KF Arbëria ka arritur marrëveshjen e radhës me lojtarin Ergon Hyseni. Hyseni ka zgjedhur ndresen e kuqe dhe pritet të shfaqë më të miren e tij në fushen e lojes për skuadren tonë.

Një lojtar i nivelit profesional me rolin e tij defanziv vjen nga skuadra Ferizaji.

Hyseni përfaqësonte skuadra si; Vitia dhe Gjilani!Kryesia KF Arbëria ka mirëpritur transferimin e Hysenit! Ata bashkë sinjalizuan në arritjen e objektivit të klubit!”.