18:07 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

KF Arbëria na njofton me shtabin e ri teknik, Arbnor Morina trajner


Përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në “Facebook”, klubi KF Arbëria na ka njoftuar sot me shtabin teknik.

Pjesë e këtij shtabi teknik në rolin e trajneri tek Arbëria do të jetë edhe Arbnor Morina, shkruan IndeksOnline.

Më poshtë postimi i plotë nga KF Arbëria.

“KF Arbëria i deshiron mirëseardhje në familjen e madhe shtabit teknik të përbërë me : Kryetrajnerin Arbnor Morina, ndihmës trajnerin, Ali Osmani , ndihmës trajnerin, Agon Krasniqi, trajnerin kondicional Arsim Tershani dhe trajnerin e portierëve Diamant Kadriolli.

Shtabit teknik i deshirojm shëndet dhe punë të mbarë, dhe një stinor të mbushur me suksese dhe mbi të gjitha arritjen e objektivave.”