KF Drenica zyrtarizon trajnerin e ri

Sot në ambientet e klubit të Drenicës, më prani të kryetares së klubit, Mihane Kodra – Bekteshi, është zyrtarizuar Gani Sejdiu, si kryetrajner.
Ish- trajneri i shumë skuadrave kosovare si: KF Trepça ‘89, KF Renova (Maqedoni e Veriut), KF Vushtrria, KF Trepça, KF Feronikeli, FC Besa, KF Vëllaznimit dhe KF Ballkani, tashmë do ta udhëheqë skuadrën tonë deri në përfundim të këtij stinori, me mundësi vazhdimi.
Trajneri mitrovicas, do të fillojë pas pak ditësh punën me ekipin, në mënyrë që skuadra të përgatitet sa më mirë për stinorin pranveror.
Ndërkohë shumë shpejt do të kompletohet edhe shtabi teknik.
“Trofetë e fituara nga Gani Sejdiu në skuadrat e tjera: Trepça (Titulli kampion – Superkupa). Feronikeli (titulli kampion, kupa, superkupa dhe kupa mbarëkombëtare). KF Besa (Kupa)”.
“Shpresojmë që edhe KF Drenica të ketë suksese nën udhëheqjen e Gani Sejdiut dhe klubi t’i arrijë objektivat e tij”, thuhet në njoftimin e klubit.