KF Dukagjini shpreh ngushëllime për vdekjen e doktorit të klubit, Gjon Gjidoda

Gjon Gjidoda mbrëmë ka pësuar një aksident, ku si pasojë e tij edhe e ka humbur jetën.
Vdekjen e tij e ka njoftuar edhe klubi i Dukagjinit, të cilët kanë shprehur ngushëllime dhe mirënjohje për punën e tij në klub.
Gjidoda ishte pjesë e stafit mjekësor të klubit për 7 vite.
Postimi i plotë i klubit:
Me pikëllim të thellë morem lajmin për vdekjen e hershme të Dr.Gjonit,një njeri me vlera të larta morale dhe profesionale një shembull i së mirës dhe së drejtës.
Drejtori,stafi dhe i gjithë klubi i Dukagjinit i shpreh ngushllimet me të sinqerta familjes Gjidoda.
Prehu në paqë