22:54 / E Martë, 24 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

KF Gjakova përkrahë komunikatën e Dritës që kundërshtonte ashpër Draft-Statusin e FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka përgatitur një draft për Statutin e vet të ri mjaft të çuditshëm të cilin synon ta aprovojë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të thirrur për t’u mbajtur më 27 janar.

Nga opozita e kryesisë aktuale e FFK-së ky draft-statut po konsiderohet si skandaloz pasi përmban shkelje të shumta dhe favorizime të tepruara për kreun aktual të FFK-së, Agim Ademi, dhe Komitetin Ekzekutiv të FFK-së.

Lidhur me Draft Statutin e FFK-së i cili pritet të jetë në rend dite ne kuvendin e jashtzakonshëm, ka reaguar klubi Drita, me aksionarët Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku.

Poashtu edhe KF Gjakova ka përkrahur komunikatën e Dritës.

KF Gjakova, ka njoftuar se me kujdes të veçantë ka analizuar Draft Statutin e FFK-së ku së bashku me avokatin e klubit kanë thënë se ky proces ka shkelje serioze të procedurave Statutare dhe ligjore të cila janë evidentuar nga avokati.

Ata kanë paraqitur disa nga shkeljet që FFK-ja ka bërë me këtë draft.

Komunikata e plotë: