KF Istogu ndahet me dy yjet e skuadrës

Klubi futbollistik Istogu ka ndarë rrugët me dy lojtarë të saj. Ylli i skuadrës Egzon Kurteshi dhe mesfushori afrikan, Marius Stephane janë ndarë me klubin me marrëveshje të dyanshme. “Faleminderit Egzon dhe Marius! 🤝
Football Club ”Istogu” i falënderon dy futbollistët Egzon Kurteshi dhe Marius Stephane, për kontributin e dhënë për ngjyrat e klubit tonë ndër vite!
Me marrëveshje të dy-anshme (klub-futbollistë), Istogu i ka ndarë rrugët me Egzon Kurteshin dhe Marius Stephane.
Egzon Kurteshi ishte transferuar në Istog, në korrik të vitit 2019, dhe gjatë këtyre dy viteve e gjysmë ka dhënë kontribut mjaft të madh në fanelën e Istogut.
Faleminderit Egzon, paq fat dhe suksese në rrugëtimin tënd të ri!
Ndërsa Marius Stephane ishte transferuar në Istog, në janar të vitit 2020, gjatë dy viteve sa qëndroi në Istog, kontributi dhe angazhimi i tij ishte mjaft i madh për klubin tonë.
Faleminderit Marius, paq fat dhe suksese në rrugëtimin tënd të ri” thuhet në njoftimin e KF Istogut./Indeksonline/