75 Mall Live Search
20:43 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / Gj. Sh

KF Kika me stadium modern, nënshkruhet marrëveshja mes MKRS dhe komunës së Kamenicës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Kamenicës dhe Deçanit, ku në Hogosht të Kamenicës do të bëhet ndërtimi i stadiumit historik të KF Kika.

Ndërsa në Deçan do të ndërtohet pishinë gjysmë olimpike, të dyja të financuara nga Ministria e Sportit.

“Sot kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Kamenicës dhe atë të Deçanit. Në Hogosht të Kamenicës do të bëhet ndërtimi i i stadiumit historik të KF Kika, ndërsa në Deçan do të ndërtohet pishinë gjysmë olimpike, të dyja të financuara nga Ministria e Sportit.  Me vendosmëri po konsolidojmë infrastrukturën sportive në gjithë vendin”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.