23:45 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / Ç.Q

KF Trepça 89 uron Dritën: “Klubet kosovare po tregohet të forta për gjigantët evropian”

Klubi i Dritës sonte ka arritur një barazim historik kundër Feyenoordit në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese të Konferencë Ligës.

Pas këtij barazimi historik, Drita ka marr urimin e parë nga Kosova, transmeton Indeksonline.

Ekipi i Trepçës 89 e ka uruar Dritën për barazimin historik ndaj ekipit holandez.

“Klubet kosovare po tregohen të forta për gjigantët evropian. Urime FC Drita për barazimin e sontshëm”, ka shkruar klubi i Trepçës 89 në postimin e tyre./Indeksonline/