75 Mall Live Search
17:00 / E Martë, 10 Tetor 2023 / MSH

KF Vëllaznimi shkarkon trajnerin

Klubi Futbollistik Vëllaznimi ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Megzon Visoka.

Kështu ka bërë të ditur vet ekipi, përmes një njoftimi zyrtar.

“KF Vëllaznimi nga sot ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Megzon Visoka.

Klubi e falënderon Megzon Visoken për punën dhe angazhimin e deritanishëm në Klub, dhe njëheri i dëshirojmë suksese në të ardhmen.

Për ndryshimet në shtabin teknik do informoheni me kohë në ditët në vazhdim” thuhet në njoftim.

Shkarkimi vie pas vetëm 7 muajsh lojë nën direktivat e Visokës.

Ekipi së fundmi nuk ka treguar përformancë edhe aq të mirë, sidomos në tri ndeshjet e fundit.