75 Mall Live Search
14:39 / E Martë, 12 Janar 2021 / OSH

KF Vushtrria arrin marrëveshje me trajnerin e ri

Fahredin Duraku do të jetë trajneri i ri i Vushtrrisë, mëson Olle.

Trajneri nga Mitrovica do të mundohet t’i largojë vushtrriasit nga zona e rrezikshme e Ligës së Parë.

Vushtrria që gjatë këtij sezoni u drejtua nga Fitim Llapashtica dhe Gani Sejdiu është në pozitë të vështirë në tabelë dhe rrezikon seriozisht rënien nga liga.

Ajo para disa ditësh angazhoi futbollistin, Edmond Turku teksa njoftoi se do të bëjnë edhe disa goditje të tjera për ta shpëtuar sezonin në pranverë.

Sot do të bëhet edhe prezantimi i trajnerit të ri.