75 Mall Live Search
23:32 / E Premte, 12 Qershor 2026 / MSH1

‘KFOR and Kosovo+25’ dokumenton paqen me fotografi

Rrugëtimi i Kosovës drejt lirisë u shfaq nëpërmjet ekspozitës “KFOR and Kosovo +25”, e hapur sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Ekspozita u hap në nder të 27-vjetorit të çlirimit, teksa nëpërmjet fotografisë solli kujtesën e viteve të para gjatë dhe pas luftës.

May be a black-and-white image of television and text

“Fotografitë e ekspozuara dokumentojnë procesin e rindërtimit të vendit dhe transformimet shoqërore e politike që hodhën themelet e Republikës së Kosovës, duke dëshmuar rëndësinë e mbështetjes së aleatëve tanë dhe rolin e KFOR-it në këtë periudhë historike”, njofton MKT.

May be an image of text that says 'スド FOR'

Në hapjen e ekspozitës, ndër personalitete të shumta, morën pjesë edhe zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, dhe sekretari i Ministrisë së Kulturës, Bislim Bislimi.

May be a black-and-white image of text
May be an image of text