75 Mall Live Search
19:13 / E Martë, 12 Janar 2021 / OSH

KFOR dhe Kryqi i Kuq iu dërgojnë ujë e bukë banorëve të izoluar nga vërshimet në Vushtrri!

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se ekipet komunale të emergjencës bashkë me KFOR dhe Kryqin e Kuq po dërgojnë ujë dhe gjera tjera të nevojshme banorëve të Nedakocit dhe Pestovës që kanë mbetur të izoluar nga vërshimet.

Ai tha se dëmet janë të jashtëzakonshme por për fat pa pasoja në njerëz, shkruan IndeksOnline.

“Në mbrëmje, ekipet komunale të emergjencës bashkë me KFOR dhe Kryqin e Kuq po dërgojnë ujë dhe gjera tjera të nevojshme banorëve të Nedakocit dhe Pestovës që kanë mbetur të izoluar nga vërshimet!

Në qytet, ka rënë niveli i ujit, gjendja po normalizohet ngadal!

Dëmet janë të jashtëzakonshme, situata sot në qytet ishte e jashtëzakonshme me vërshimeve të vrullshme, fal Zotit pa pasoja në njerëz.

Nga nesër do të fillon vlerësimi i dëmeve nga vërshimet!

Faleminderit të gjitha institucioneve komunale, FSK dhe qytetarëve për solidaritet dhe angazhim shembullor!”, tha ai.

Tahiri publikoj një video ku shihen pjesëtarët e FSK-së duke asistuar për t’ iu dërguar ushqim me anë të varkës.

“Në ndihmë e përkrahje të qytetarëve që janë prekur nga vërshimet me të gjitha kapacitetet tona, me një ekip të përkushtuar e të shkëlqyeshëm!”, shtoi ai./IndeksOnline/