75 Mall Live Search
19:06 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / F.R

KFOR dhe Maqedonia e Veriut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rajonale

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është takuar sot në Shkup me ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajlovski, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Sashko Lafçiski.

Në takim është theksuar rëndësia e rolit të KFOR-it në mbështetjen e sigurisë afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.

Gjeneralmajor Ulutaş ka vlerësuar përkushtimin e KFOR-it për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe ka falënderuar personelin e Maqedonisë së Veriut për profesionalizmin e tyre në detyrat e përditshme të misionit.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), për të garantuar lëvizjen e lirë dhe sigurinë për të gjitha komunitetet./IndeksOnline/