KFOR dhe personeli mjekësor në Obiliq, me trajnim për shpëtimin e jetës
KFOR-i ka njoftuar se ushtarët e këtij misioni, kanë zhvilluar një trajnim praktik për shpëtimin e jetës me ofruesit lokalë të kujdesit shëndetësor në një klinik në Obiliq.
Në njoftimin e KFOR thuhet edhe se aktiviteti ndihmoi në forcimin e bashkëpunimit dhe në përmirësimin e aftësive për reagim në emergjenca mjekësore mes personelit të KFOR-it dhe profesionistëve lokalë të mjekësisë.
“Ushtarët nga Task Force Medical, të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E) të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, zhvilluan trajnim praktik për shpëtimin e jetës me ofruesit lokalë të kujdesit shëndetësor në një klinikë në Obiliq/Obilić, Kosovë. Ky aktivitet ndihmoi në forcimin e bashkëpunimit dhe në përmirësimin e aftësive për reagim në emergjenca mjekësore mes personelit të KFOR-it dhe profesionistëve lokalë të mjekësisë”, thuhet në njoftim.

