KFOR-i amerikan viziton Kampin Stërvitor të Xhudos në Pejë

KFOR-i amerikan ka shkuar për vizitë gjatë stërvitjeve të xhudos në Kampin Stërvitor në Pejë.
Trajneri Driton Kuka, këtë e quajti “vizitë të këndshme”.
Në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, është duke u mbajtur kampi ndërkombëtar përgatitor.
Në këtë kamp po marrin pjesë rreth 100 xhudistë e xhudiste nga Kosova, Shqipëria, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Çekia dhe Greqia.
Kuka ka thënë se në këtë organizim ka për synim që të gjejë xhudistë për Olimpiadën e vitit 2028.