75 Mall Live Search
16:51 / E Enjte, 25 Korrik 2024 / L K

KFOR-i danez ndihmon me donacion shkollën fillore “Emin Duraku” në fshatin Novolan të Vushtrrisë

Në emër të kësaj shkolle, menaxhmenti ka falenderuar KFOR-in nga Danimarka të cilët përveç ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend po kontribojnë edhe në infrastrukturën e shkollave në mbarë Republikën e Kosovës.

Pjesëtarët e KFOR-it danez i dhuruan shkollës fillore “Emin Duraku” në fshatin Novolan të Vushtrrisë një donacion prej 7 klimave dhe paisje sportive (topa) për nxënësit.

“Drejtori z.Bekim Sadiku me gjithë stafin e shkollës sot mirëpritën pjestarë të KFOR-it nga Danimarka, z.Benjamin Beganovic. Ata i dhuruan shkollës sonë një donacion prej 7 klimave dhe paisje sportive (topa) për nxënësit tone”, thuhet në postimin e shkollës.

Në emër të kësaj shkolle, menaxhmenti ka falenderuar KFOR-in nga Danimarka të cilët përveç ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend ata po kontribojnë edhe në infrastrukturën e shkollave në mbarë Republikën e Kosovës.

“Tani nxënësit do të kenë një mjedis optimal për të mësuar edhe kur temperaturat janë të larta. Puna, motivi dhe angazhimi shkollën tonë e rendit si përfituese të donacioneve nga të gjitha anët”, thuhet në njoftimin e shkollës.