KFOR-i dhe Ac Milan i veshin 50 fëmijë me fanelat e klubit ‘kuqezi’
Në palestrën sportive “Karagaqi” në Pejë, KFOR-i italian ndau disa dhurata të veçanta për 50 fëmijë.
Veshjet sportive ishin donacion i klubit të famshëm italian AC Milan, transmeton Indeksonline.
Fëmijët patën mundësi të ndjekin edhe një fjalim të legjendës Franco Baresi.
“Rosonerët” gjatë verës së fundit qëndruan në Prishtinë për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Feronikelin.
/Indeksonline/