KFOR-i gjerman shumë të emocionuar kur shënonin kundërshtarët e Prishtinës
Z-Mobilë Prishtina është mposhtur nga s.Oliver Wurzburg në ndeshjen e fazës së grupeve të rundit të dytë të FIBA Europe Cup.
Skuadra gjermane ishte dominuese duke dominuar nga minuta e fortë e takimit, shkruan Indeksonline.

Ata madje kishin edhe dhjetëra tifozë të pranishëm në Pallatin e Rinisë në kryeqytetin e Kosovës.
Me dhjetëra pjesëtar të KFOR-it gjerman që shërbejnë në Kosovë ishin të pranishëm për të shikuar skuadrën e vendlindjes së tyre.

Ata madje reagonin shumë të emocionuar kur Wurzburg realizonte pikë.
S.Olivier Wurzburg janë të parët në grup me të gjitha fitore pas katër xhirosh. /IndeksOnline/