75 Mall Live Search
10:48 / E Enjte, 13 Prill 2023 / k.v

KFOR-i i ndanë çmim ushtarit më të mirë për muajin mars

KFOR ka njoftuar se për muajin mars është zgjedhur ushtari më i dalluar. Ai është italiani që shërben prej kohësh në Kosovë, Stefano Maisto.

 “I dalluar për aftësi drejtuese, shërbim të jashtëzakonshëm dhe arritje të jashtëzakonshme, çmimi prestigjioz “Ushtari i muajit” iu dha OR-4 Stefano Maisto”, thuhet në postimin e KFOR-it në Facebook.

Çmimi u dha nga rreshteri i komandës së KFOR-it, Major Marcello Carlo PAGLIARA./IndeksOnline/