75 Mall Live Search
09:22 / E Premte, 22 Gusht 2025 / Pranvera Musa

KFOR-i intervenoi në shuarjen e zjarrit në Mamushë

Zjarri në Medvec të Mamushës gjatë ditës së enjte, raportohet se u ndez në rrethana të panjohura.

Sipas Policisë së Kosovës, në shuarjen e tij, pos njësiteve të zjarrfikësve, ka ndihmuar edhe KFOR-i.

“Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një pjesë e malit dhe disa hektar fushë. Njësitet e zjarrfikësve dhe KFOR-i kanë arritur të shuaj zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.