KFOR-i italian patrullon në Istog

Ushtarët italianë të misionit të KFOR-it kanë kryer patrullime në komunën e Istogut.
Në një njoftim zyrtar, KFOR-i pohon se aktivitete të tilla, të kryera rregullisht, rrisin sigurinë për të gjitha komunitetet brenda zonës së përgjegjësisë së RC-W dhe dëshmojnë për angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të siguruar paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjitha etnitë në Kosovë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” thuhet në njoftim.