11:38 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

KFOR-i viziton Komitetin e Gjilanit, jep përvojën e menaxhimit të pandemisë

Komiteti i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVIDIT-19, i udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, kanë pritur sot në takim një delegacion italian të KFOR-it, të cilët kanë parë nga afër punën e Komitetit… dhe formën e raportimit nga secili sektor i përfshirë aty.

Kryetari Haziri, pasi e ka falënderuar delegacionin e KFOR-it për vizitën,  e ka falënderuar delegacionin e Forcave të Armatosura të Italisë, në krye me majorin Cristian Benegiamo, duke shtuar se ishte në interes të Gjilanit që ta marrin përvojën italiane në mënyrën e menaxhimit të pandemisë.

Ndërkaq, në emër të delegacionit italian të KFOR-it, ka folur major Cristian Benegiamo, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, derisa tha se qëllimi i vizitës së sotme është për ta shpërndarë përvojën italiane në luftën kundër COVIDIT-19.

“Kjo luftë fitohet vetëm duke qenë të gjithë së bashku. Nuk duhet të jetojmë me mendimin vetëm te vaksina. Për momentin nuk e dimë kur do ta kemi vaksinën. Lufta kundër COVIDIT-19 fitohet vetëm duke i bartur maskat, larjen e duarve dhe dezinfektimi”, ka thënë major Benegiamo,