09:51 / E Hënë, 29 Maj 2023 / k.v

KFOR-i krijon kordonin, brenda në komunë ndodhet Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (Foto)

Pjesëtarët e KFOR-it kanë krijuar kordonin para objektit të komunës së Zveçanit për të pamundësuar futjen e protestuesve serb brenda.

Ndërkohë, pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë brenda në objektin e komunës dhe të gatshëm për të intervenuar nëse paraqitet nevoja.

Disa protestues po provokojnë në vazhdimësi situatën, madje njëri nga ta vendosi edhe flamurin e Serbisë mbi një autoblindë të Policisë së Kosovës.

Në protestë po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Listës Serbë të cilët po i kërkojnë KFOR-it amerikan që nga aty të largohet Policia e Kosovës./IndeksOnline/