75 Mall Live Search
08:12 / E Enjte, 29 Janar 2026 / MSH1

KFOR-i mban konferencë me studentët nga Venediku dhe Universiteti i Prizrenit

Komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it mbajti një konferencë në kampin “Villaggio Italia”, për studentët nga kampusi EMA i Venedikut, si dhe përfaqësuesit e Universitetit të Prizrenit.

Gjatë këtij eventi, komandanti përshkroi evolucionin e misionit të KFOR-it, duke theksuar rolin e Komandës Rajonale Perëndimore në mbështetjen e stabilitetit dhe sigurisë në të gjithë zonën e saj të përgjegjësisë.

Në një njoftim nga KFOR-i bëhet e ditur se konferenca ofroi një mundësi për të shpjeguar se si aktivitetet e përditshme të KFOR-it në terren kontribuojnë në zbatimin e mandatit.

Sipas tyre, këto nxisin dialogun, transparencën dhe bashkëpunimin me njerëzit vendas.

“Studentë nga vende të ndryshme u angazhuan në mënyrë aktive në diskutim, duke shprehur interes të fortë për misionin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë” thuhet në njoftim.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.