75 Mall Live Search
18:20 / E Premte, 02 Janar 2026 / MSH1

KFOR-i me donacion për Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit

Komanda Rajonale e KFOR-it në Lindje ka dhuruar katër çanta traumash “Combat Lifesaver” për Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës.

Në një njoftim zyrtar të KFOR-it bëhet me dije se pajisjet përmbajnë më shumë se 68 artikuj mjekësor, shkruan IndeksOnline.

Këta artikuj do të mbështesin aktivitetet e reagimit ndaj emergjencave dhe shpëtimit të jetëve.

“Gjatë ceremonisë, anëtarëve të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të Kosovës iu dhanë gjithashtu certifikata përfundimi për një kurs të navigimit tokësor dhe mbijetesës të Ushtrisë Amerikane, i cili përfshinte si mësimdhënie në klasë ashtu edhe trajnim në terren.

Kjo iniciativë thekson angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për bashkëpunim me partnerët vendas në mbështetje të sigurisë dhe qëndrueshmërisë në të gjithë Kosovën” thuhet në njoftimin e KFOR-it./IndeksOnline/