75 Mall Live Search
09:41 / E Shtunë, 02 Tetor 2021 / OSH

KFOR-i merr kontrollin e plotë në Jarinje

Forcat e KFOR-it tashmë kanë marr kontrollin e plotë nga Policia e Kosovës në Jarinje.

Tashmë ata janë vendosur në pozicionet e tyre dhe pritet që Policia e Kosovës së bashku me protestuesit serb të tërhiqen dhe të lirohet rruga për qarkullim.

Ekipet e Indeksonline po qëndrojnë në dy pikat kufitare dhe do ju sjellim pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes.

Nga sot fillon zbatimi i marrëveshjes së 30 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. 

Sipas kësaj marrëveshje, nga 2 tetorit të zhbllokohet këtu dy pika, të largohen barrikadat dhe po ashtu forcat e Njësisë Speciale të largohen dhe në vend të tyre të vijë KFOR-i./Indeksonline/