KFOR-i në veri, po fillon të marr kontrollin e Jarinjes dhe Bërnjakut

KFOR-i ka filluar të vendoset në dy pikat kufitare, Jarinje dhe Bënjak.
Nga 20 shtatori, në këto pika ishin vendosur Njësia e Special e Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, transmeton Indeksonline.
Për shkak të kësaj, protesutes serb lokal kishin bllokuar lirinë e lëvizjes për automjete në këto dy pika.
Pas takimit të fundit mes Kosovës dhe Serbisë me 30 shtator në Bruksel, është arritur një marrëveshje se që nga 2 tetorit të zhbllokohet këtu dy pika, të largohen barrikadat dhe po ashtu forcat e Njësisë Speciale të largohen dhe në vend të tyre të vijë KFOR-i./Indeksonline/