75 Mall Live Search
08:59 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / OSH

KFOR i shkojnë musafirë në komunë Alban Hysenit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur në takim përfaqësues të KFOR-it nga kampi Bondsteel, në krye me kolonelin Paul C. Judge, zëvendëskomandnat i Komandës Regjionale në sektorin e lindjes si dhe kapitenin Deniz Demyriakan, me të cilët ka biseduar rreth situatës së sigurisë në Gjilan dhe regjionin që mbikëqyret nga kjo trupë
paqeruajtëse.

Gjatë këtij takimi njohës dhe miqësor u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë, në funksion të sigurisë dhe paqes për të gjithë qytetarët e vendit.


‘Me përfaqësuesit e KFOR-it nga Brigada Regjionale – Lindje biseduam për bashkëpunimin e ndërsjellë, si nevojë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, me ç’rast shfrytëzova rastin që t’i shpreh mirënjohje të veçantë trupës paqeruajtëse në këtë sektor sikurse e ritheksova gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Gjilanit dhe Brigadës Regjionale të KFOR-it në Bondsteel”, ka thënë kryetari Hyseni.