KFOR-i shton forcat sërish mbi urën e Ibrit (Foto)

Pjesëtarët e KFOR-it janë parë edhe sot mbi urën e Ibrit në Mitrovicë, transmeton IndeksOnline.
Forcat e shtuara të KFOR-it i përkasin Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (NJMS).

Ekipi i IndeksOnlinet ndodhet në Mitrovicë dhe ka parë nga afër shtimin e pjesëtarëve të KFOR-it.

Para disa ditësh KFOR-i njoftoi se ky është një trajnim i planifikuar ndërsa për aktivitetin e sotëm ende nuk ka ndonjë informacion./IndeksOnline/
